Dënohet me burgim ish ministrja daneze e emigracionit: Ndau çiftet e reja të refugjatëve

Ish ministrja daneze e emigracionit është shpallur fajtore për ndarjen e paligjshme të çifteve të reja azil-kërkuese në një proces gjyqësor historik. Gjykata vendosi se vendimi i vitit 2016 nga Inger Stoehberg ishte i paligjshëm, dhe e burgosi atë për 60 ditë. Stoejberg tha që ishte e befasuar nga verdikti dhe u shpreh se politika […]
Gjykata vendosi se vendimi i vitit 2016 nga Inger Stoehberg ishte i paligjshëm, dhe e burgosi atë për 60 ditë.
Stoejberg tha që ishte e befasuar nga verdikti dhe u shpreh se politika ishte përcaktuar për ta luftuar martesën me fëmijë.
Rasti ishte i pari i kësaj natyre në tri dekada dhe vetëm i gjashtë ni histori, raporton BBC, përkthen Periskopi.
“Nuk jam vetëm unë që humba, por edhe vlerat daneze,” u shpreh ajo para gazetarëve pasi mori dënimin, dhe shtoi se do të pranonte ndëshkimin.
Mes viteve 2015 dhe 2019, Inger Stoejberg kishte shërbyer si ministre e emigracionit në qeverinë e qendrës së djathtë.
Gjatë kohës së saj ajo mbante qëndrime radikale.
Mes tyre ishte edhe vendimi i shkurtit 2016 që thoshte se refugjatët e martuar nën moshën 18 vjeçare nuk duhej të akomodohej bashkë. /Periskopi












