Danimarka do të marrë hua 300 çeli në burgjet e Kosovës

Danimarka ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për të marrë hua 300 çeli në burgjet e Kosovës, raporton “Tv2.dk”. Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Haekkerup, ka treguar për marrëveshjen e arritur, ndërsa ka thënë se do të rriten edhe kapacitetet në burgjet në Danimarkë. “Në mesin e tjerave, ne jemi pajtuar se duhet bërë punë […]
Danimarka ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për të marrë hua 300 çeli në burgjet e Kosovës, raporton “Tv2.dk”.
Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Haekkerup, ka treguar për marrëveshjen e arritur, ndërsa ka thënë se do të rriten edhe kapacitetet në burgjet në Danimarkë.
“Në mesin e tjerave, ne jemi pajtuar se duhet bërë punë për të marrë me qira vende burgu në Kosovë për deportim të të dënuarve nga shtetet e treta. Dhe po zgjerojmë vendet në burgjet në Danimarkë si periudhë afatshkurte ashtu edhe afatgjate”, tha Haekkerup.
Po ashtu, në këtë konferencë ai po ashtu bëri thirrje për kursim të rrymës. Kurti bëri të ditur se qeveria do të mbulojë importin e rrymës për të evituar krizën.
Në anën tjetër, Gjinovci ka kritikuar edhe këtë veprim të qeverisë.
përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, duke i thënë se paratë e popullit po ia jep dhëndrit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Fillimisht, Gjinovci tha se kriza energjetike është problem i një kompanie private, jo e jona. Pastaj, vazhdoi duke thënë se kryeministri ynë “i majtë” ka vendosur që t’i japë para publike dhëndrit të Erdoganit, për t’ia mbuluar profitin.
“Kryeministri Kurti, nga sot i vetëquajtur “i majtë”, në emër të “krizës”, e cila në fakt është krizë e KEDS-it, e nji kompanie private, jo e jona, ka vendosë me ia mbulu profitin me pare publike dhondrrit të Erdoganit që është pronar i saj”, është shprehur Gjinovci.
Tutje, Gjinovci tha se ky ishte momenti kur duhej vepruar për ta kthyer në pronësi publike këtë kompani private.
“Kaq e thjeshtë: me pare t’mija dhe t’jujat ruhet profiti i atyne që e kanë “privatizu egër” siç ka qef me thonë Kryeministri kryesisht gjatë zgjedhjeve. E drejtësia dhe “hajnat në burg” që na i pate premtu Kryeministër? Mujte me e kthy kompaninë në pronësi publike, ky ishte rasti”, shkroi Gjinovci.












