‘Çarten’ bakteriet në mbarë botën: Evoluojnë që të hanë plastikë

Mikrobet në oqeane dhe në tokë po evoluojnë që të hanë plastikë, sipas një studimi. Hulumtimi skanoi më shumë se 200 milionë gjene të gjetura në mostrat e ADN-së të marra nga ambienti dhe të gjetura në 30 mijë enzima të ndryshme që mund të hanë 10 tipe të ndryshme të plastikës. Studimi është vlerësimi […]
Hulumtimi skanoi më shumë se 200 milionë gjene të gjetura në mostrat e ADN-së të marra nga ambienti dhe të gjetura në 30 mijë enzima të ndryshme që mund të hanë 10 tipe të ndryshme të plastikës.
Studimi është vlerësimi i parë në shkallë globale i potencialit për ngrënien e plastikës nga bakteriet dhe gjeti se një në katër prej këtyre organizmave përmbanin enzimë të përshtatshme, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.
Hulumtuesit gjetën se numri dhe tipi i enzimave që zbuluan ishte i përputhshëm me sasinë dhe tipin e ndotjes plastike në lokacione të ndryshme.
Miliona tonelata plastikë hidhen në ambient për çdo vit, me ndotjen që tashmë po pushton mbarë planetin. /Periskopi












