BSPK-ja e anulon grevën dhe protestën, i jep afat Qeverisë deri në mars

BSPK-ja e anulon grevën dhe protestën, i jep afat Qeverisë deri në mars

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm me përfaqësues të të gjitha Federatave anëtare. Të gjitha Sindikatat shprehen pakënaqësitë e tyre dhe njëherit kërkuan që Ligji i Pagave të implementohet sa më shpejt. Me këtë rast ata kanë bërë të ditur se e kanë anuluar grevën dhe protestat dhe […]

Të gjitha Sindikatat shprehen pakënaqësitë e tyre dhe njëherit kërkuan që Ligji i Pagave të implementohet sa më shpejt.

Me këtë rast ata kanë bërë të ditur se e kanë anuluar grevën dhe protestat dhe i kanë dhënë afat Qeverisë që deri në fund të muajit mars Ligji të shkojë për miratim në Kuvend.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari, tha se duhet unitet që të jetësohen kërkesat për Ligjin e Pagave.

“Secila sindikatë ka brenda vetes çështje që mund t’i ngritë. Pres që të marrim një vendim unik për atë se çfarë përgjigje mund t’i japim situatës. SBASHK-u e theu akullin dhe Qeveria u detyruar të bëjë dialog me ne, pikërisht njeriu që e ka ligjin në tavolinë ministri Sveçla. 4 dhjetori po vjen dhe të mos diskutojmë për gjëra të kaluara. A do të hymë në protesta e greva apo do të mjaftohemi me këtë se Qeveria po punon?”, ka thënë ai.

Kryesindikalisti nga Policia e Kosovës, Imer Zeqiri shprehi pakënaqësi në lidhje me mungesën e sigurimeve shëndetësore.

“Nuk ka në botë Polici pa sigurim shëndetësor. Prej pasluftës punojmë pa sigurim shëndetësor. Sipas Ligjit të Pensionimit policët pensionohen në moshën 55 vjeçare dhe kjo ka qenë e rëndësishme për Policinë e Kosovës sepse një zyrtar policor që pensionohet merr pension prej 90 eurove që është shumë shqetësuese për neve. Për Ligjin e Pagave e kisha shtuar te koeficientet”, ka thënë ai.

Ymer Imeri nga SBASHK-u, tha se afati i fundit për diskutim me sindikata të jetë fundi i shkurtit, ndërkaq në muaji mars Ligji duhet që të shkojë në Kuvend.

Zenun Sadikaj nga Sindikata të Shërbimit Korrektues të Kosovës, tha se si Sindikatë kanë për qëllim që të përfshihen të gjithë në mënyrë që Ligji mos të kthehet sërish nga Gjykata Kushtetuese. /EO

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?