Borrell: Ka pasur shumë tensione Kosovë-Serbi, duhet t’i kthehemi dialogut sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën

Borrell: Ka pasur shumë tensione Kosovë-Serbi, duhet t’i kthehemi dialogut sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën

Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve, tha më 1 dhjetor Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, derisa foli rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nga Riga e Letonisë ku po mbahet takimi i ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s. “Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi […]

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, tha Borrell duke folur para mediave, në prag të takimit.

Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar qysh në vitin 2011. Që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, porse shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.

Së fundmi pengesë në dialog u bë, marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës. Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.

Tutje sipas Borrellit, Ballkani Perëndimor është rajon strategjik për BE-në derisa në këtë kontribuon fakti që një pjesë e shteteve të këtij rajoni tashmë janë anëtare të NATO-s.

Borrell foli edhe rreth situatës në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) duke thënë se ka tendenca që në këtë shtet të zhbëhen 26 vjet të paqes dhe stabilitetit.

Situata politike në BeH është përkeqësuar pasi udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, kërcënoi me ndarjen e Republika Sërpskës – entitet i banuar me shumicë serbe – nga pjesa tjetër e vendit.

Ai po ashtu kërcënoi se serbët e BeH mund të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit. Dodiku zuri këtë qëndrim pas miratimit të ligjit i cili ndalon mohimin e gjenocidit në Bosnje./REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?