Borë e shi, moti për sot dhe ditët e fundit të kësaj jave

Borë e shi, moti për sot dhe ditët e fundit të kësaj jave

Në ditët në vijim pritet shtim vransirash e rritje e temperaturës ditore. Sonte do të ketë reshje shiu, që më vonë sërish shndërrohen në bore. Ditëve të ardhshme mbi vend po parashihet të mbajë mot kryesisht me vransira, me temperatura në rritje gjatë ditës. Të enjten e të premten me riga lokale shiu, derisa të […]

Ditëve të ardhshme mbi vend po parashihet të mbajë mot kryesisht me vransira, me temperatura në rritje gjatë ditës. Të enjten e të premten me riga lokale shiu, derisa të premten mbëma reshjet shtrihen edhe në pjesë tjera të vendt, e me rënie të temperaturës më vonë edhe shndërrohen në reshje bore, që deri mëngjesin e së shtunës pushojnë.

Në fundjavë do të ketë edhe vransira dhe intervale me diell, të shtunën më ftohtë, e të dielen mbrëma sërish reshje shiu, që vazhdojnë në fillim të javës.

Në ditët e ardhshme, pritet një përmirësim i cilësisë së ajrit, me qarkullim më të mirë ajror, ku indeksi gjatë ditës do të jetë në vlera edhe të pranueshme.  E sidomos një përmirësim pritet të premten me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira.  Por nga e shtuna në mbrëmje moti më stabil, pa qarkullim, mbanë ndotësit më të përqëndruar pranë sipërfaqes e indeksi kalon në vlera edhe të dobëta e shumë të dobëta.

3.12 – Kryesisht vranët, me riga lokale shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut shtrihen mbi vend, e gjatë natës edhe shndërrohen në borë me rënie të temperaturës.

4.12 – Më ftohtë, e fillimisht me vransira, e gjatë ditës do të ketë edhe kthjellime, derisa në mbrëmje vransira kalimtare, por pa mundësi për reshje.

5.12 – Vransira dhe intervale me diell.  Në mëngjes në ultësira me mjegull.  Vonë në mbrëmje priten mundësi për reshje shiu.

6.12 – Kryesisht vranët e kohëpaskohe me shi.  Vetëm në zona malore priten reshje bore.

Temperaturat minimale deri të premten rriten edhe në 4C, e deri të dielen, vende-vende mund të zbresin edhe deri në -4C.  Ndërkaq maksimalet rriten deri në 10 e 12C, të enjten e të premten, e të shtunën zbresin në 5C, për të shënuar rritje sërish të dielen edhe prej 10C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 4-12m/s, e të premten mbrëma edhe nga verilindja me hove edhe deri në 14m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e ndryshueshme, sa përreth vlerave normale, e të premten e të dielen zbret në rënie.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?