Biden u drejtohet shteteve të prekura nga tornadot: Ne do ta kalojmë këtë së bashku

Biden u drejtohet shteteve të prekura nga tornadot: Ne do ta kalojmë këtë së bashku

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se qeveria do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar zonat qendrore të vendit të shkatërruara nga tornadot. Biden ka nënshkruar një Deklaratë Federale të Katastrofës Emergjente, duke liruar fonde për Kentakin, shtetin më të prekur. Ai tha se stuhitë ishin ndër më të mëdhatë në historinë e […]

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se qeveria do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar zonat qendrore të vendit të shkatërruara nga tornadot.

Biden ka nënshkruar një Deklaratë Federale të Katastrofës Emergjente, duke liruar fonde për Kentakin, shtetin më të prekur.

Ai tha se stuhitë ishin ndër më të mëdhatë në historinë e SHBA-së.

“Qeveria federale do të bëjë gjithçka që mund të bëjë për të ndihmuar. Ne do ta kalojmë këtë së bashku”, tha ai.

Më shumë se 70 njerëz vdiqën në Kentaki në stuhitë e së premtes mbrëma, duke përfshirë dhjetëra në një fabrikë qirinjsh dhe numri i të vdekurve pritet të rritet mbi 100.

Ekipet e emergjencës po kërkojnë nëpër rrënojat e fabrikës, në qytetin Mayfield, e cila u godit drejtpërdrejt.

Më shumë se 40 njerëz janë shpëtuar nga rreth 110 në fabrikë, por guvernatori i Kentakit Andy Beshear tha se do të ishte një mrekulli nëse dikush tjetër do të gjendej i gjallë.

Kushtet me të cilat përballen autoritetet janë jashtëzakonisht sfiduese, me stacionin e policisë në Mayfield të shkatërruar dhe pajisjet e zjarrfikësve të dëmtuara.

Dhjetëra mijëra njerëz në shtet janë gjithashtu pa energji dhe ujë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të paktën 12 njerëz vdiqën pasi tornadot shkaktuan kërdi në shtete të tjera, duke përfshirë gjashtë në një magazinë Amazon në Illinois.

Guvernatori Beshear ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki.

Incidente të tjera në Kentaki përfshinin një dalje të trenit nga shinat gjatë erërave ekstreme në Hopkins County

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?