Biden letër Senatit: Rreth 561 trupa amerikanë janë të angazhuar në Kosovë për të penguar përtrirjen e armiqësive

Biden letër Senatit: Rreth 561 trupa amerikanë janë të angazhuar në Kosovë për të penguar përtrirjen e armiqësive

Numri një i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, në një letër drejtuar shefes së Dhomës së Përfaqësueve, Nancy Pelosi ka folur edhe për aktivitetin e trupave amerikane në Republikën e Kosovës, aktivitet për të cilin Biden thotë se shërben në parandalimin e ripërtrirjes së armiqësive në Kosovë. Presidenti amerikan, Joe Biden i ka shkruar letër […]

Presidenti amerikan, Joe Biden i ka shkruar letër kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi për ta mbajtur të informuar rreth dislokimeve të Forcave të Armatosura të SHBA-së nëpër botë.

“Unë po jap këtë raport të konsoliduar plotësues, të përgatitur nga administrata ime dhe në përputhje me Rezolutën e Fuqive të Luftës (Ligji Publik 93-148), si pjesë e përpjekjeve të mia për të mbajtur Kongresin të informuar rreth dislokimeve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të pajisura për luftim”, shkruhet në letrën e Bidenit.

Presidenti Joe Biden në letrën e shkruar më 7 dhjetor, përmend edhe faktin se rreth 561 trupa amerikane janë të angazhuara në Kosovë për të penguar përtrirjen e armiqësive.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në Forcën e Kosovës (KFOR), të udhëhequr nga NATO në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare, për të penguar përtrirjen e armiqësive në Kosovë. Përafërsisht 561 pjesëtarë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara janë në mesin e rreth 4,000 pjesëtarve të KFOR-it”, thuhet në letër.

“Unë kam drejtuar pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara në të gjitha operacionet e përshkruara më sipër në përputhje me autoritetin tim kushtetues dhe statutor si Komandant i Përgjithshëm dhe si Shef Ekzekutiv), si dhe autoritetin tim kushtetues dhe ligjor për të kryer marrëdhëniet e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët e administratës sime dhe unë komunikojmë rregullisht me udhëheqjen e kongresit, komitetet përkatëse të kongresit dhe anëtarë të tjerë të Kongresit në lidhje me këto vendosje, dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, përfundon letra.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?