Berisha: Serbia po tallet me VV-në si me palaçot me lejet që po iu jep

Berisha: Serbia po tallet me VV-në si me palaçot me lejet që po iu jep

Analistja e mirënjohur e çështjeve politike dhe sociale, Kimete Berisha, ka bërë një status në blogun e saj në Facebook duke sulmuar deputeten Fitore Pacolli dhe Vetëvendosjen. Ajo është marrë me ftesën për të linçuar shqiptarë në grupin e hapur nga vëllai i Fitore Pacollit, Fitimi, dhe me vizitat që zyrtarë të VV-së i kanë […]

Ajo është marrë me ftesën për të linçuar shqiptarë në grupin e hapur nga vëllai i Fitore Pacollit, Fitimi, dhe me vizitat që zyrtarë të VV-së i kanë bërë për në Serbi.

Së fundi, disa zyrtarëve të VV-së përfshirë ministren Arbërie Nagavci dhe ministrin Liburn Aliu, nuk u lejuan që të vizitonin Medvegjën, përcjell Periskopi.

“Serbia po tallet me Vetëvendosjen si me palaçot!” – ka komentuar znj. Berisha më pas.

Përveç Fitore Pacollit, në Serbi ishte lejuar të hynte më herët edhe Liburn Aliu në Beograd.

Statusi i plotë:

Serbia po e ndan Vetëvendosjen!

Serbia e lejoi Fitore Pacollin të hyjë në Shabac, por nuk e lejoi Arbërie Nagavcin të hyjë në Preshevë.

Serbia po e ndan Vetëvendosjen. Po i zgjedh njerëzit e Vetëvendosjes, si zhelet e përdorura, me vegëza të dala…

ky bën-ky s’bën!

Fitorja për Serbinë-bën!

Fitore Pacolli iu ‘ankua’ serbëve nē Shabac të Shumadisë se ‘pse nuk i keni lejuar kolegët e mij tē shkojnë në Preshevë’…

e mua më keni lejuar të vijë në Shabac.

‘A jam unë më e mirë se ata, a më e keqe’!

Fitorja u përqafua në gjirin e Shumadisë aq ngrohtë sa Shumadia ia dha të drejtën edhe të ankohet!

Se s’ka logjikë!

Pse Serbia i lejoi paret e qeverisë Kurti të deponohen në bankat e saj (për nevojat e kryetares së Preshevës), por nuk i lejoi njerëzit e qeverisë Kurti të hyjnë në Preshevë.

Serbia e Vuçiqit e lejoi Liburn Aliun ta vizitoj Beogradin, por nuk e lejoi ta vizitoj vendlindjen e tij – Medvegjën!

Patriotizëm i paparë!

Ti vendos vet ‘A është më patriote Arbëria që nuk e lejoi Vuçiqi të hyjë në Preshevë, apo Fitorja që e shkel Shabacin, si shumadiski rokenroll’!

A është më patriot Liburn Aliu kur u lejua të bëj marrëveshje me serbët në Beograd, apo kur nuk u lejua t’i vizitojë arat e Medvegjës!

Serbia po tallet me Vetëvendosjen si me palaçot!

P.S. Fitore Pacolli e lavdëroi shumë kolegen e saj serbe në Shabac të Serbisë dhe e cilësoi si grua shumë të suksesshme.

Pasi u kthye nga Shabaci, i ftoi bandën e grupit paramilitar të VV-së ‘me kryeministrin’, që t’i ri-linçojnē shqiptarët.

Nuk i ftoi t’i linçojnë serbët!

Të ishte veç idiote, hajt, por është edhe kaq bajate…

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?