BE-ja i jep 325 milionë euro Turqisë për refugjatët

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi më 2 dhjetor se do të shpërndajë edhe 325 milionë euro për refugjatët në Turqi, pjesë e planit të ndihmës për këtë shtet. Turqia aktualisht strehon numrin më i lartë të refugjatëve në botë. BE-ja qysh në qershor kishte miratuar planin për ta ndihmuar Turqinë me 3 miliardë euro nga 2021-ta […]

BE-ja qysh në qershor kishte miratuar planin për ta ndihmuar Turqinë me 3 miliardë euro nga 2021-ta deri më 2024-ën për të ndihmuar miliona refugjatë sirianë të strehuar në Turqi.

Fondet do t’u shpërndahen vet refugjatëve, duke ndihmuar kështu më shumë se 1.5 milion njerëz për të mbuluar nevojat bazë si ushqimi, qiraja, transporti apo ilaçet.

Një studim i fundit i kryer nga Gjysmëhëna e Kuqe turke dhe Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq ka zbuluar që niveli i borxhit në mesin e refugjatëve në Turqi është dyfishuar që nga shpërthimi i pandemisë.

Turqia strehon më shumë se 5 milionë refugjatë dhe migrantë shumica prej tyre të ikur nga lufta në Siri, dhe mbetet rruga e preferuar për të tjerë njerëz që ikin nga konflikti për të hyrë në Evropë.

Në vitin 2016, një vit pas krizës me refugjatë kur më shumë se një milion prej tyre hynë në Evropë, BE-ja premtoi të ndihmojë Turqinë me 6 miliardë euro./REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?