Asistentja teknike e OVL UÇK-së: Ishte stresues procesi i bastisjes nga Specialja në zyret tona

Asistentja teknike e OVL UÇK-së, Aida Miftari, sot është paraqitur si dëshmitare para Gjykatës Speciale të Hagës në seancën e radhës së ish-kryetarit të kësaj organizate, Hysni Gucatit, dhe ish-nënkryetarit, Nasim Haradinaj. Ajo gjatë dëshmisë së saj ka thënë se bastisja në zyret e OVL UÇK-së nga pjesëtar të Speciales i kishte shkaktuar stres dhe […]
Ajo gjatë dëshmisë së saj ka thënë se bastisja në zyret e OVL UÇK-së nga pjesëtar të Speciales i kishte shkaktuar stres dhe ankth.
“Më 25 shtator 2020 erdhi ZPS-ja në zyret e OVL UÇK-së për bastisje. Një koleg më tha se një zyrtar i ZPS-së i kishte thënë se kisha pesë minuta kohë për t’u larguar nga zyrja dhe t’i largoj gjërat e mia”.
“Krejt incidenti ishte shumë stresues më ka shkaktuar shumë ankth dhe nuk kam mundur të fle mirë atë natë”,ka thënë Miftari.
Ajo ka thënë se krejt ngjarja, prej kur personat e maskuar i kishin dërguar dokumente në zyre, e ka traumatizuar atë.












