Arrestohen prindërit e adoleshentit të akuzuar për katër vrasje në një shkollë

Arrestohen prindërit e adoleshentit të akuzuar për katër vrasje në një shkollë

Policia në shtetin e Miçiganit njoftoi se ka arrestuar prindërit e një adoleshenti, ndaj të cilit janë ngritur katër akuza për vrasje të shkallës së parë, me armë zjarri, në një shkollë të mesme. Policia njoftoi se Jennifer dhe James Crumbley, u arrestuan të shtunën herët në mëngjes në Ditroid. Prokuroria kishte ngritur akuza për […]

Policia njoftoi se Jennifer dhe James Crumbley, u arrestuan të shtunën herët në mëngjes në Ditroid.

Prokuroria kishte ngritur akuza për vrasje paparamendim ndaj prindërve të 15 vjeçarit lidhur me ngjarjen në shkollë. Por ata nuk u paraqitën në gjykatë të premten, duke bërë që policia të lëshonte një urdhër-arresti, duke ngritur ndaj tyre katër akuza për vrasje paparamendim, injorim të shenjave paralajmëruese lidhur me ngjarjen në shkollë si dhe mbi qasjen që i kishin siguruar djalit të tyre tek arma me të cilët ai dyshohet se kreu vrasjet.

Agjencia Associated Press njoftoi se avokati i çiftit, Shannon Smith, u ka thënë autoriteteve se ata ishin larguar nga qyteti në fillim të javës, për arsye sigurie.

Autoritetet kishin vendosur një shpërblim prej 10,000 dollarësh për këdo që jepte informacion mbi vendndodhjen e tyre.

Djali i çiftit Crumbley, 15-vjeçari Ethan Crumbley, dyshohet se ka hapur zjarr në shkollën e mesme Oksford, në qytetin me të njëjtin emër në shtetin e Miçiganit, duke vrarë katër nxënës dhe duke plagosur shtatë persona të tjerë.

Prokurorët thanë se Ethan Crumbley kishte shfaqur disa shenja paralajmëruese, shkruan voa. Ai kishte vizatuar një pistoletë e gjak, duke shkruar gjithashtu ‘gjak kudo’ dhe ‘mendimet nuk po më ndalen, më ndihmo’.

Prokurorët thanë gjithashtu se një mësues e kishte parë adoleshentin duke kërkuar në internet për municione, në telefonin e tij, dhe se kishte njoftuar stafin drejtues të shkollës.

Prindërit e adoleshentit, James dhe Jennifer Crumbley, ishin thirrur në shkollë disa orë para sulmit me armë, por aurtoritetet thanë se ata nuk kishin pranuar ta merrnin atë me vete në shtëpi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?