Aniston mbyll gojët e kritikëve: Gratë janë qenie të plota, me ose pa fëmijë

Aniston mbyll gojët e kritikëve: Gratë janë qenie të plota, me ose pa fëmijë

Jennifer Aniston ka reaguar ndaj komenteve të njerëzve që pretendojnë se ajo zgjodhi karrierën e aktrimit në vend të prindërimit. Aktorja 52-vjeçare ka pranuar në një intervistë të fundit për “The Hollyëood Reporter” se komente të tilla i kishte marrë shumë personalisht edhe më parë dhe se shpeshherë ishte e mërzitur. “Njerëzit shpesh projektojnë problemet […]

Jennifer Aniston ka reaguar ndaj komenteve të njerëzve që pretendojnë se ajo zgjodhi karrierën e aktrimit në vend të prindërimit.

Aktorja 52-vjeçare ka pranuar në një intervistë të fundit për “The Hollyëood Reporter” se komente të tilla i kishte marrë shumë personalisht edhe më parë dhe se shpeshherë ishte e mërzitur.

“Njerëzit shpesh projektojnë problemet e tyre, por për mua nuk ka më rëndësi. E dini, unë kam një punë, kam miqtë e mi, njerëzit që i dua dhe jam e lumtur”, tha ajo.

“I merrja shumë personalisht thashethemet për shtatzëninë time dhe isha shumë nervoz sepse këta njerëz nuk e dinë se çfarë po ndodh në jetën time, nuk e dinë se çfarë po ndodh, mjekësisht. Pse nuk mund ta kem. Ata nuk dinë asgjë”, tha ajo

Jennifer Aniston shtoi se nevoja që njerëzit të supozojnë gjëra që lidhen me jetën e njerëzve të tjerë dhemb, duke shtuar se gratë ishin qenie të plota, pa fëmijë ose me fëmijë.

“Ne duhet të vendosim vetë për trupin tonë. Ky vendim është i yni dhe askush nuk duhet të ndërhyjë. Le të japim shembull për të gjitha të rejat anembanë botës,” tha ajo.

“Ne vendosim fundin tonë të lumtur”.

Për shkak të spekulimeve të vazhdueshme për shtatzëninë e saj, siç thotë ajo, nuk ka qenë rehat, pasi vazhdimisht e kanë uruar për shtatzëninë fiktive.

Në fund, vetë Jennifer Aniston pranoi në vitin 2018 se hoqi dorë nga ideja për t’u bërë nënë.

“Disa gra lindin thjesht për t’u martuar dhe për të pasur fëmijë. Nuk mendoj se kjo më vjen natyrshëm.”

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya