Analist Haliti për indeksin e sundimit të ligjit: Kosova 6 vende më keq se vitin e kaluar

Analist Haliti për indeksin e sundimit të ligjit: Kosova 6 vende më keq se vitin e kaluar

Analisti politik Afrim Haliti ka komentuar raportin e WJP-së mbi Indeksin e Sundimit të Ligji, ku ka thënë se Kosova është gjashtë vende më keq se vitin e kaluar. Sipas Halitit, Qeveria Kurti, përfshi ministra që drejtojnë ministritë kyçe që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit “nuk kanë aspak të drejtë të rrejnë për […]

Sipas Halitit, Qeveria Kurti, përfshi ministra që drejtojnë ministritë kyçe që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit “nuk kanë aspak të drejtë të rrejnë për kinse suksesin e tyre në rënditjen e Kosoves në raportin e ëorld Justice Project (ëJP) për vitin 2021”, përcjell Periskopi.

“Në rënditjen globale, Kosova këtë vit nën qeverisjen Kurti rënditet në poziten e 60-të apo 6 vende me ulët se në vitin e kaluar kur Kosova pa Kurtin rënditej në poziten e 54-të”, tha Haliti.

Ai ndër të tjera theksoi se Kosova me qeverisjen Kurti ka çaluar në 4 faktorë ku sipas tij janë:

• Faktorin 3 të Indeksit të Sundimit të Ligjit të ëJP-së që mat HAPJEN E QEVERISË të përcaktuar nga shkalla në të cilën një qeveri ndan informacionin, fuqizon njerëzit me mjete për ta mbajtur qeverinë përgjegjëse dhe nxit pjesëmarrjen e qytetarëve në diskutimet e politikave publike. Ky faktor mat nëse ligjet bazë dhe informacioni mbi të drejtat ligjore publikohen dhe vlerëson cilësinë e informacionit të publikuar nga qeveria.

• Faktorin 4 të Indeksit të Sundimit të Ligjit të ëJP-së që pranon se një sistem i së drejtës pozitive që dështon të respektojë të DREJTAT FUNDAMENTALE të njeriut të vendosura sipas ligjit ndërkombëtar është në rastin më të mirë “sundim me ligj” dhe nuk meriton të quhet sistem i shtetit të së drejtës. Meqenëse ka shumë indekse të tjera që trajtojnë të drejtat e njeriut dhe për shkak se do të ishte e pamundur që Indeksi të vlerësonte respektimin e të gjithë gamës së të drejtave, ky faktor fokusohet në një menu relativisht modeste të të drejtave që janë vendosur në mënyrë të vendosur sipas Deklaratës Universale të Kombeve të Bashkuara të të Drejtave të Njeriut dhe janë më të lidhura me shqetësimet e sundimit të ligjit.

• Faktorin 5 të Indeksit të Sundimit të Ligjit të ëJP-së për RENDIN DHE SIGURINË që mat se sa mirë një shoqëri siguron sigurinë e personave dhe pronës. Siguria është një nga aspektet përcaktuese të çdo shoqërie të sundimit të ligjit dhe është një funksion themelor i shtetit. Ajo është gjithashtu një parakusht për realizimin e të drejtave dhe lirive që shteti i së drejtës mëton të avancojë.

• Faktorin 8 të Indeksit të Sundimit të Ligjit të ëJP-së që vlerëson sistemin e TË DREJTËS PENALE të një vendi. Një sistem efektiv i së drejtës penale është një aspekt kyç i shtetit të së drejtës, pasi ai përbën mekanizmin konvencional për të korrigjuar ankesat dhe për të ndërmarrë veprime kundër individëve për veprat penale kundër shoqërisë. Vlerësimi i së drejtës penale e merrë në konsideratë të gjithë sistemin, duke përfshirë policinë, avokatët, prokurorët, gjyqtarët dhe oficerët e burgjeve.

“Prandaj, për të gjithë ata që kanë kurreshtje dhe interes, mirë është mos me i ndegju rrenat e çiftit të Sveçles e të tjerëve nga qeveria Kurti, por ta lexojnë raportin se çka thotë në të vërtetë.
Kjo qeveri po dëshmohet që shkathtësinë më të madhe e ka rrenën”, përfundoi z. Aliti./PERISKOPI/

Postimi i plotë:

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?