Analist Halimi shpjegon pse VV po e mbron Albinin nga fusnota: Nëse vepron si të tjerët, ku është ndryshimi?

Në mbledhjen e mbajtur të Këshillit të Stabilizim-Asociimit nga drejtuesit më të lartë evropianë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përfaqësuar shtetin me fusnotë dhe jo me emrin kushtetues Republika e Kosovës. Për këtë ka ngjallur reagime të shumta nga pala kosovare, shkruan Periskopi. Së fundi ka reaguar edhe analisti politik, Afrim Haliti, ku sipas […]
Së fundi ka reaguar edhe analisti politik, Afrim Haliti, ku sipas tij arsyetimi se kinse fusnota nuk është vepër e Abinit prandaj edhe nuk duhet kritikuar paraqitja e tij me fusnotë është i njejtë sikurse po të arsyetohej Albini për nepotizëm e korrupsion sepse ato fillimisht kishin ekzistuar para se ai të bëhej kryeministër.
“Ky arsyetimi se kinse fusnota nuk është vepër e Abinit prandaj edhe nuk duhet kritikuar paraqitja e tij me fusnotë është i njejtë sikurse po të arsyetohej Albini për nepotizëm e korrupsion sepse ato fillimisht kishin ekzistuar para se ai të bëhej kryeministër. Çu bë me ndryshimin atëherë?”, ka shkruar Haliti.
Kujtojmë se në vitin 2012, Kurti si opozitar e kishte quajtur ‘tradhti shtetërore’ fusnotën.
“Marrëveshja në Bruksel me Serbinë për pikat kufitare që u degradua në pika kaluese dhe për fusnotën që realisht na kthen te negociatat e Vjenës të vitit 2006, paraqesin tradhti ndaj shtetit të Kosovës që e keni shpallur të pavarur mu në këtë sallë para më shumë se katër vjetësh. Kjo tradhti ndaj shtetit të Kosovës, prej qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës, e ka trimëruar Serbinë që të tregojë se Kosova nuk ka as kufij dhe as Mitrovicë’, pati deklaruar Kurti më 2012./Periskopi/












