Amerika sanksionoi kriminelët në Veri: Por, çka janë këto sanksione?

Amerika sanksionoi kriminelët në Veri: Por, çka janë këto sanksione?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht Departamenti i Thesarit, ka vendosur që të sanksionojë dymbëdhjetë persona nga veriu i Kosovës për krim të organizuar dhe kontrabandë. Ky lajm është mirëpritur nga i madh e i vogël në Kosovë, por edhe nga misionet e huaja diplomatike të vendeve aleate. Sidoqoftë, sanksionet në vetvete nuk pritet të […]

Ky lajm është mirëpritur nga i madh e i vogël në Kosovë, por edhe nga misionet e huaja diplomatike të vendeve aleate.

Sidoqoftë, sanksionet në vetvete nuk pritet të dobësojnë rrjetin e krimit të këtyre personave në vendin ku ndodhin veprimtaritë ilegale: veri të Kosovës.

Këta persona do t’i kenë të bllokuara asetet që mund të kenë zotëruar në ShBA, e as nuk mund të udhëtojnë drejt vendit më mik të Kosovës, përcjell Periskopi.

Kryeministri Kurti ka kërkuar që prokurorët kosovarë t’i studiojnë vendimet e ShBA-ve për kokat e krimit në veri që kanë info të bollshme.

Ja cilat janë sanksionet sipas Departamentit të Thesarit:

Si rezultat i veprimit të sotëm, të gjitha pronat dhe interesat në pronën e personave të mësipërm që janë në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim ose kontroll të personave amerikanë janë bllokuar dhe duhet të raportohen në OFAC (Zyra e kontrollit të pasurive të huaja). Gjithashtu, bllokohen edhe çdo subjekt që zotërohet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, 50 për qind ose më shumë nga një ose më shumë persona të bllokuar. Përveç rasteve kur autorizohet nga një licencë e përgjithshme ose specifike e lëshuar nga OFAC, ose e përjashtuar ndryshe, të gjitha transaksionet nga personat e SHBA-së ose brenda (ose tranzit) të Shteteve të Bashkuara që përfshijnë ndonjë pronë ose interes në pronën e personave të caktuar ose të bllokuar ndryshe janë të ndaluara. Ndalimet përfshijnë dhënien e çdo kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për, ose në dobi të çdo personi të bllokuar ose marrjen e ndonjë kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga çdo person i tillë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?