Albini kërkoi ndryshime në sindikata: Kur VV kërkonte edhe ‘shkarkim’ kryefamiljarësh në Kosovë

Albini kërkoi ndryshime në sindikata: Kur VV kërkonte edhe ‘shkarkim’ kryefamiljarësh në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbrëmjes së kaluar u shpreh se “do të ishte mirë që të kishte ndryshime në krye të organizatave sindikale”, në një veprim të paprecedent ndërhyrës në sindikata. Por, Vetëvendosje ka një histori të përpjekjes për të ndërhyrë në shoqërinë kosovare. Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme uroi që […]

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme uroi që të kishte ndryshime te përfaqësuesit sindikalë të Kosovës, çka nxiti reagim të ashpër te një pjesë e shoqërisë civile dhe te vet sindikalistët që po kërkojnë kushte më të mira dhe po kërcënojnë me greva.

“Uroj që të ketë gjithandej ndryshime, pra siç po bëhen ndryshime në politikë, unë besoj që duhet të ketë ndryshime në çdo sferë të jetës shoqërore, profesionale, për shkak se jam i bindur që edhe punëtorët shëndetësorë, por edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, nuk mjaftohen që për shumë e shumë vite të vazhdojnë t’i përfaqësojnë të njëjtit njerëz, kushdo që ata qofshin, apo kudo që ata janë”, tha Kurti.

Ndërhyrja në organet sindikale është rreptësisht e dënuar me ligj në Ligjin për Organizimin e Sindikatave.

Në nenin 25, i cili i takon ‘’ndalimit të ndërhyrjes’’, thuhet se :

”1. Ndalohet çdo akt ndërhyrjeje në krijimin e programeve sindikale, në zgjedhjen e përfaqësuesve

sindikal, dhe në administrimin e organizatave sindikale nga autoritet qeveritare.”

Por, kjo parti politike pas humbjes së mbi 250 mijë votave në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor, me anë të zyrtarit të lartë të saj, Elvis Hoxhës, ishte shprehur kritik madje edhe për familjet kosovare, shkruan Periskopi.

“Regjimi i Prontove e kap lehtë ekonominë e familjes së Kosovës, sidomos në komunë.” – ishte shprehur z. Hoxha.

Kujtojmë që Vetëvendosje ka për vete gjithë pushtetin institucional në vend, siç nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e re politike të Kosovës së pasluftës. /Periskopi 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?