“Albin Kurti sillet sikur fati i Evropës varet nga Kosova“

“Albin Kurti sillet sikur fati i Evropës varet nga Kosova“

Analisti politik, Behlul Beqaj beson se me një rol më aktiv të Shteteve të Bashkuara, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të bëhet më konstruktiv. Beqaj thotë se marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nuk guxojnë të anashkalohen, pavarësisht se është dëshmuar se Bashkimi Evropian nuk ka shumë fuqi për ta çuar përpara këtë proces. “Realisht, […]

Analisti politik, Behlul Beqaj beson se me një rol më aktiv të Shteteve të Bashkuara, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të bëhet më konstruktiv.

Beqaj thotë se marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nuk guxojnë të anashkalohen, pavarësisht se është dëshmuar se Bashkimi Evropian nuk ka shumë fuqi për ta çuar përpara këtë proces.

“Realisht, Evropa nuk është një partner shumë i besueshëm dhe serioz që duhet t’i kritikojë të tjerët, sepse pak a shumë i ka trajtuar me përbuzje të tjerët. Mendoj se kjo kritikë është e bazuar, sepse Albin Kurti sillet sikur fati i Evropës varet nga Kosova, e jo anasjelltas”, ka thënë Beqaj për “Kosovo Online”.

Në fillim të kësaj jave, në Bruksel është mbajtur një konferencë për media, në të cilën Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke përmendur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Borrell tha se nuk pajtohet me deklaratat e Kurtit dhe se do të vazhdojë të insistojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Megjithatë, Beqaj pret që bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht vendet që mbështesin hapur dialogun Kosovë-Serbi, të intensifikojnë përpjekjet diplomatike për vazhdimin e procesit.

“Dialogu për hir të dialogut nuk ka qëllim, mendoj se një kurs radikal duhet të rishqyrtojë mënyrat e deritanishme të negociatave, e veçanërisht qëndrimin e kryeministrit aktual në Kosovë. Mendoj se jemi në prag të rishqyrtimit, ku situata ka gjasa të përmirësohet, sepse ne kemi një artileri të rëndë diplomatike dhe ushtarake nga faktorët kryesorë – Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Evropa”, ka thënë Beqaj

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?