Aksioni policor për Subvencionet po vazhdon në disa komuna

Në disa Komuna të Kosovës është duke u zhvilluar aksioni policor “Subvencione 2021”. Deri më tani ka edhe persona të arrestuar të cilët janë përfshirë në keqpërdorimin e subvencioneve në bujqësi. Mësohet se tashmë në Komunën e Istogut janë arrestuar disa persona lidhur me dyshimin e keqpërdorimit të subvencioneve. Kujtojmë që aksion i ngjashëm, pra […]
Deri më tani ka edhe persona të arrestuar të cilët janë përfshirë në keqpërdorimin e subvencioneve në bujqësi.
Mësohet se tashmë në Komunën e Istogut janë arrestuar disa persona lidhur me dyshimin e keqpërdorimit të subvencioneve.
Kujtojmë që aksion i ngjashëm, pra për keqpërdorim të subvencioneve edhe gjatë muajit shkurt e qershor ku ishin arrestuar dhjetëra persona zyrtarë shtetërore.
Disa prej të arrestuarve iu ishte caktuar masa e paraburgimit.
Në aksionin e 24 shkurtit që ishte zhvilluar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa Komuna ishin arrestuar 12 persona me dyshimin për keqpërdorim të subvencioneve keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Gjatë këtij aksioni u patën sekuestruar qindra mijëra euro të cilat ishin gjetur në shtëpitë e të arrestuarve.












