Naim Ismajli pas humbjes falënderon qytetarët: Jemi krenarë që ju kemi shërbyer për 21 vite rresht Shtimes

Kandidati nga radhët e PDK’së për kryetar të Shtimes Naim Ismajli, ka pranuar humbjen e tij në këtë garë, duke i falënderuar qytetarët për besimin që ia dhanë për 21 vite rresht.. Postimi: Të nderuar qytetarë të Shtimes, Ju falenderojmë për besimin e dhënë në zgjedhjet e raundit të parë dhe të dytë. Nga rezultatet […]
Postimi:
Të nderuar qytetarë të Shtimes,
Ju falenderojmë për besimin e dhënë në zgjedhjet e raundit të parë dhe të dytë.
Nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve që u mbajten sot, nuk na kanë nxjerrë fitues prandaj rezultatin e njohim si të tillë dhe presim rezultatet përfundimtare të cilat do t’i respektojmë.
Jemi krenarë që ju kemi shërbyer për 21 vite rresht dhe juve qytetarë të Shtimes ju dëshirojmë fat!












