Gjyqtari tregon se çka u gjet në telefonin e 19-vjeçares kosovare që u arrestua në Itali

Policia në Milano arrestoi të mërkurën një vajzë italiane, 19 vjeçe, nën akuzat për terrorizëm ndërkombëtar. Sipas agjencive të lajmeve në Itali, e dyshuara, “e cila ka rrënjë kosovare”, u dërgua në burg. Gjykatësi i hetimeve paraprake tha se disa nga mijëra fotografitë dhe videot e ruajtura në telefonin e vajzës, kanë përmbajtje të krijuar […]

Sipas agjencive të lajmeve në Itali, e dyshuara, “e cila ka rrënjë kosovare”, u dërgua në burg.

Gjykatësi i hetimeve paraprake tha se disa nga mijëra fotografitë dhe videot e ruajtura në telefonin e vajzës, kanë përmbajtje të krijuar nga krahu mediatik i grupit militant Shteti Islamik (IS), i njohur si “Al Hayat Media Center”.

Këto përfshijnë skena të luftës, “ekzekutime të të pafeve me prerje të kokës” dhe “skena të sulmeve terroriste”.

Siç raporton agjencia ANSA, në telefonin e së dyshuarës ka edhe një fotografi të një burri që ka hedhur veten në erë në Aeroportin e Kabulit, më 26 gusht.

Së paku 183 njerëz janë vrarë në këtë sulm, përfshirë 170 civilë afganë dhe 13 pjesëtarë të ushtrisë amerikane.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një degë e IS-it, e njohur si Shteti Islamik Khorasan.

Nga viti 2011, kur Shteti Islamik ka marrë kontrollin e shumë territoreve në Siri dhe Irak, qindra kosovarë, në mesin e tyre edhe gra, kanë udhëtuar drejt këtyre vendeve.

Disa prej tyre janë vrarë ose kanë mbetur në zonat e luftës edhe pasi Shteti Islamik është shpallur i mposhtur në ato territore, në vitin 2019, ndërsa të tjerë janë riatdhesuar në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?