Ymeri: LDK e ka fitoren e sigurtë në Lipjan, Pejë e Gjilan

Analisti Visar Ymeri sonte në Debat Plus ka thënë se LDK do të fitojë sigurt në komunën e Lipjanit, të Pejës dhe të Gjilanit, transmeton Periskopi. Tutje Ymeri mendon se Vetëvendosje nuk do të marrë numër të madh të komunave në zgjedhjet e 17 tetorit. Sipas tij, mund të marrin shumë vota, por jo edhe […]
Analisti Visar Ymeri sonte në Debat Plus ka thënë se LDK do të fitojë sigurt në komunën e Lipjanit, të Pejës dhe të Gjilanit, transmeton Periskopi.
Tutje Ymeri mendon se Vetëvendosje nuk do të marrë numër të madh të komunave në zgjedhjet e 17 tetorit.
Sipas tij, mund të marrin shumë vota, por jo edhe pozitat e kryetarëve.
‘’VV ka mundësi të mos jetë fituesja më e madhe e komunave. VV po është më e përqendruar në Llap. Në zgjedhjet lokale vijnë në shprehje lidhjet e bastioneve krahas popullaritetit të përgjithshëm. Mund të fitosh vota e numër asambleistësh, por jo edhe pozitën e kryetarit’’, tha ai në Debat Plus/PERISKOPI/












