Vuçiqi nuk e harron ish-shefin e tij: Millosheviqi s’është fajtor, nuk e pati lehtë

Vuçiqi nuk e harron ish-shefin e tij: Millosheviqi s’është fajtor, nuk e pati lehtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka harruar ish-shefin e tij, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ai deklaroi së fundmi se Millosheviqi “nuk e pati lehtë”, teksa po fliste për problemet që duhej të zgjidheshin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i lë faj Millosheviqit vetëm që, siç thotë ai, nuk ka mundësi të llogarisë […]

Vuçiq tha në TV Pink se “ne kemi ardhur kështu në një pozitë të vështirë”, duke përmendur largimin e serbëve që tha se u bë në fillim të viteve ’90.

“Nuk ishte e lehtë apo e thjeshtë për Millosheviqin. Ai i bëri të gjitha llojet e gabimeve, por nuk është fajtor për vrasjen e vendit, janë ata që e bënë këtë. Por ai është fajtor që nuk ishte në gjendje të llogariste dhe të shihte mirë, kështu që ne paguajmë çmimin. Pastaj erdhi një grup i papërgjegjshëm”, tha Vuçiq.

“Millosheviqi të paktën kishte emocione dhe luftoi për Kosovën”, theksoi Vuçiq, i cili atëherë i shërbente atij si ministër i Propagandës.

Pas Millosheviqit, ai tha se në pushtet në Serbi erdhi një grup njerëzish që s’ishin të interesuar për çështjet me të cilat merrej kasapi i Ballkanit.

“Situata në të cilën ndodheshim nuk është aq e tmerrshme tani sa mund të kishte qenë”, tha Vuçiq.

Ai e përmendi edhe vendimin e Gjykatës së Apelit në Kosovë e cila e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, ishte dënuar me dy vjet burgim nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, pasi e quajti trillim masakrën e Reçakut.

“U prezantua një shkelje verbale, e cila mbështetet nga vende të caktuara perëndimore. Ata shkelën brutalisht marrëveshjen e Brukselit. Duhej të ishin dy serbë në Kolegjin e Apelit dhe nuk kishte gjyqtarë serbë. Në këtë mënyrë, ju nuk mund ta jepni një aktgjykim”, tha Vuçiq

Ai tha se kjo ajo që deklaroi Todosijeviqi është diçka që “99 për qind e serbëve e mendojnë”.

Todosijeviq pati deklaruar në mars të vitit 2019 se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”. Deklarata e tij përkonte me 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në caqet e ish-ushtrisë jugosllave – fushatë kjo që i dha fund luftës në Kosovë.

Millosheviqi ishte arrestuar më 1 prill të vitit 1999 në Beograd. Më 28 qershor, u ekstradua në Hagë nën aktakuzat për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviqi u akuzua për krime makabre në Kroaci dhe gjenodidin në Bosnje – Hercegovinë.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë së fundmi ka publikuar në faqen e saj të internetit të gjithë aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin ish-shefat e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore Serbe, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq u dënuan me nga 12 vjet burg secili. Një pjesë e rëndësishme e këtij aktgjykimi flet edhe për kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin dhe planin e tij gjenocidial.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?