Vuçiq takohet me Kurtin ‘korridoreve’ të Samitit: I bëra një pyetje që të gjithë e kuptojnë

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar në një konferencë për media se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe në këtë takim ishte Parisi dhe Berlini zyrtar. Vuçiq nuk dha të dhëna të detajuara se çka u fol në këtë takim, por shtoi se i ka bërë një pyetje kryeministrit […]
Vuçiq nuk dha të dhëna të detajuara se çka u fol në këtë takim, por shtoi se i ka bërë një pyetje kryeministrit tonë, Albin Kurtit.
“Në një pyetje që i shtrova Kurtit, Macroni e kuptoi shumë mirë. Në fakt e kuptuan të gjithë”, tha Vuçiqi, duke mos dhënë më shumë detaje.
Por, ai përsëriti mesazhin për anëtarësimin e Serbisë në BE. Tha se pa zgjidhjen e Kosovës nuk ka BE për Serbinë.
“Pa zgjidhje të problemit me Kosovën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së. Këtu nuk ka asnjë dyshim. Tash a duhet të njohim apo jo, këtë nuk mund ta them, pasi nuk ma ka kërkuar askush. Ndoshta mund të flitet korridoreve, por mua nuk ma ka kërkuar askush”, ka thënë Vuçiqi.
Kujtojmë që Kurti vazhdimisht ka kritikuar Hashim Thaçin në të kaluarën për takimet jo-transparente me Vuçiqin.












