Vucic: Besoj se Macron dhe Merkel nesër do të kenë porosi për mua dhe Kurtin

Vucic: Besoj se Macron dhe Merkel nesër do të kenë porosi për mua dhe Kurtin

Presidenti i Serbisë, ALeksandar Vucic, pas takimit të partive të djathta europiane doli para mediave dhe paraprakisht e shpalosi qëndrimin e tij dhe ngacmoi mjaft bashkësinë ndërkombëtare për atë që ai e konsideron si hipokrizi, duke e mbështjellë me objektivitet dhe gatishmëri për bashkëpunim në mes deklaratave. Vucic tha se nesër në prapaskenat e samitit […]

Vucic tha se nesër në prapaskenat e samitit të BE’së për Ballkanin Perëndimor do të ketë një varg takimesh të rëndësishme bilaterale duke shtuar se një prej tyre e theksoi, atë më Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidentin e Francës, Emannuel Macron.

“Besoj se Macron dhe Merkel, si mua edhe Albin Kurtit nesër do të na porosisin diçka” tha Vucic në deklaratën e tij sot.

Vucic u tregua pak më kavalier më pastaj me europianët kur vlerësoi se ata nuk janë edhe aq të kënaqur me ballkanasit, me arsye.

“Jam i sigurt që nesër europianët, të gjithë ne me zënkat do t’i bezdisim mjaft. S’kam pritje aq të mëdha, por jam i sigurt se do të dërgojmë mesazh pozitiv”.

Vucic pas lajkave ashpërsoi tonin kur përmendi njohjen e përfolur si të mundshme të Kosovës nga Greqia, duke i mëshuar fjalës “konfirmim” që e pret nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Nesër nga Mitsotakis do të kërkoj konfirmimin se Greqia nuk do të njohë Kosovën”.

Më tej Vucic shtoi dozën me akuzat e vjetra për hipokrizi ndaj BE’së.

“Disa zyrtarë europianë shkuan në Washington që të kërkojnë nga Amerika të bëjnë presion që pesë shtetet e BE të pranojnë pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë” tha ai dhe shtoi ca shpoti për europianët. “ Është e habitshme se sa e qortojnë Serbinë në disa shtete europiane për bashkëpunimin me Rusinë e Kinën, e të njëjtat këto shtete që na kritikojnë nuk ja dalin pa gazin e Putin dhe kanë këmbim tregtar të shkëlqyeshëm me Kinën”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?