Vrasësi serik që tmerroi Parisin në vitet ’80 e ’90 del se ishte polic: Kryen vetëvrasje dhe lë një shënim

Një zyrtar policie në pension është identifikuar si vrasësi serik që kishte bërë zullum të madh në Paris me rrethinë gjatë viteve 1980 dhe 1990, në të cilat përdorte kartelën e policisë, prangat dhe teknika tjera të mbajtjes. Ai kishte shmangur kapjen për dekada me radhë, ndërkohë që këtë javë bëri vetëvrasje. Fransua Verov [François […]
Ai kishte shmangur kapjen për dekada me radhë, ndërkohë që këtë javë bëri vetëvrasje.
Fransua Verov [François Verove], 59 vjeçar, bëri veprimin në fjalë në një banesë të marrë me qira në jug të Francës gjatë kësaj jave pasi ishte thirrë nga policia për intervistim, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Prokurori shtetëror konfirmoi që pas vdekjes së tij se ADN-ja ishte e tij.
Mediat franceze raportuan që ai kishte lënë një shënim duke thënë që nuk kishte qenë në gjendje të mirë kur i kishte bërë krimet.
Didier Seba, avokati i një familjeje të viktimave, deklaroi: “Ne ishim të bindur që ishte zyrtar policie, edeh nga dhuna që përdori ndaj viktimave, por edhe nga teknikat.”












