Vitia jep dorëheqje nga pozita e ministrit: Ia lë detyrën Dafina Gexhës

Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. „Kam marrë një vendim bashkë me kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Sot po e përmbyllë angazhimin tim në këtë detyrë, ku më pati angazhuar kryeministri Kurti. I jam mirënjohës për përkrahjen e parezervë“, ka thënë Vitia, pas një fjale të gjatë në konferencë për […]
Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.
„Kam marrë një vendim bashkë me kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Sot po e përmbyllë angazhimin tim në këtë detyrë, ku më pati angazhuar kryeministri Kurti. I jam mirënjohës për përkrahjen e parezervë“, ka thënë Vitia, pas një fjale të gjatë në konferencë për media ku ka folur për pandeminë.
„Po ia transferoj përgjegjësinë zëvendësministres Dafina Gexha, me besimin e plotë se puna do të vazhdojë me përgjegjësi“, ka thënë Vitia.
„Unë nga tani e tutje do të jem pjesë e një ekipi tjetër që ka në fokus kryeqytetin. Do të jem kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës”, tha ai.












