Uran Ismaili nënshkruan zotimet për Gollakun: Do të kryhen për 2 vjet

Kandidati për Kryetar të ardhshëm të Prishtinës, Uran Ismaili ka vazhduar me nënshkrimin e zotimeve të tij konkrete nëpër lagjet dhe fshatrat e Prishtinës. Sot, në Koliq, ai ka nënshkruar punët që do t’i kryej në 2 vitet e para të qeverisjes për tërë Gollakun. Ismaili ka thënë se disa prej problemeve të fshatrave të […]
Kandidati për Kryetar të ardhshëm të Prishtinës, Uran Ismaili ka vazhduar me nënshkrimin e zotimeve të tij konkrete nëpër lagjet dhe fshatrat e Prishtinës.
Sot, në Koliq, ai ka nënshkruar punët që do t’i kryej në 2 vitet e para të qeverisjes për tërë Gollakun.
Ismaili ka thënë se disa prej problemeve të fshatrave të Gollakut i kanë identifiku, prandaj edhe sot i kanë prezantu zgjidhjet për problemet më të rëndësishme të kësaj zone tejet të rëndësishme për Prishtinën.
“Të gjitha problemet e përditshme të cilat ua bëjnë jetën e vështirë kanë zgjidhje dhe ato zgjidhje munden me u bë brenda 2 viteve të para të mandatit tim si Kryetar i Prishtinës.” , ka thënë Ismaili.
Në fund, Ismaili bëri edhe zotimin konkret.
“Zotohem se deri në Dhjetor 2024 bashkë do t’i ndreqim këto probleme:
- Rregullim i shtratit të lumit që rrjedhë përgjatë fshatrave Grashticë, Makoc, Siqevë, Sharban, Llukar dhe ndërtimi i shëtitores pranë tij
- Pastërti të plotë në çdo fshat
- Zgjerim dhe asfaltim i rrugës nga Bunari i Hajratit që lidhë fshatrat e Gollakut
- Rregullim i kanalizimit të fshatrave Grashticë, Makofc, Llukar, Siqevë deri në hyrje të Prishtinës
- Shtim i linjave plotësuese për transport urban falas për të gjitha fshatrat
- Largim i problemit të qenve endacakë
- Ndriçim efiçient në çdo fshat
- Rregullim i qendrave kulturore si dhe hapësira sportive nëpër fshatëra
- Shtim dhe trajtim i hapësirave publike në çdo fshat dhe lidhja ndërmjet tyre
- Rregullim i trotuareve në të gjitha fshatrat
- Rindërtim i Shtëpisë së Kulturës dhe Bibliotekës në Llukar
- Shtim i shtigjeve të biçikletave që ndërlidhin fshatërat
- Rregullim dhe mirëmbajtje të memorialeve të dëshmorëve nëpër zona të ndryshme të Gollakut
- Ndërtimi i ambulantës në Siqevë
- Funksionalizim i ambulantës në Koliq
- Rregullim i stacioneve të autobusëve në të gjitha fshatrat
- Shtimi i pikave grumbulluese të mbeturinave dhe shportave të rrugës
- Shtimi i sigurisë për nxënësit nëpër vendkalime pranë shkollave
- Investime në bujqësi e agroturizëm – rritje të granteve dhe subvencioneve.”, përfundoi ai.












