Uran Ismaili nënshkruan zotimet e tij para qytetarëve të Dardanisë e Lakrishtes

Uran Ismaili nënshkruan zotimet e tij para qytetarëve të Dardanisë e Lakrishtes

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili pas disa javësh që ka bujtur dhe ka qëndruar me qytetarë të të gjitha lagjeve e fshatrave të Prishtinës, tani ka dalë edhe me zotime konkrete për ta. Sot, ai e ka nisur me lagjet Dardania dhe Lakrishte, ku para dhjetërave banorëve u ka treguar atyre se cila […]

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili pas disa javësh që ka bujtur dhe ka qëndruar me qytetarë të të gjitha lagjeve e fshatrave të Prishtinës, tani ka dalë edhe me zotime konkrete për ta.

Sot, ai e ka nisur me lagjet Dardania dhe Lakrishte, ku para dhjetërave banorëve u ka treguar atyre se cila punë do ti kryej në këto lagje deri në vitin 2024.

“Sot jam këtu për një takim jo krejt të zakonshëm. Ky nuk është një tubim si çdo tjetër. E ka një qëllim shumë të qartë edhe një zotim të prekshëm për të gjithë juve. Si qytetar i Prishtinës, çdo ditë të jetës e kaloj në Prishtinë. I njoh problemet dhe streset e përditshme të secilës lagje. Mirëpo, për t’i përjetu ma drejtpërdrejt ato, për disa javë rresht kam bujtë nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës. E lagjet tona kanë probleme të shumta, përfshirë edhe Dardaninë e Lakrishten.”, ka thënë Ismaili.

“Por para se të ankohemi, në secilën lagje kemi ndreqë diçka bashkë me banorët. Edhe në Dardani e kemi bërë njësoj.”, ka shtuar ai.

“Por sot nuk jam këtu me folë për problemet e lagjes, sepse ju i dini ato edhe më mirë se unë. I jetoni çdo ditë. Sot kam ardhë këtu me e bë një zotim edhe me shkrim, me e nënshkru këtë listë të problemeve me zgjidhjet e propozume, që ju me më mbajtë për fjale në mandatin tim si Kryetar i Komunës së Prishtinës. Unë e kam një plan që tregon se çka do të bëjmë, qysh do ta bëjmë edhe kur do ta bëjmë.”, ka thënë Uran Ismaili.

Më tej, ai ka treguar me radhë se cilat janë punët konkrete për këto dy lagje.

“Deri në Tetor 2024 bashkë do t’i ndreqim problemet e mëposhtme të lagjeve: Renovim dhe mirëmbajtje për pjesën te Kurrizi, platonë dhe tunelet, Transformim i qendrës së vogël tregtare prapa Santesë, Parking për çdo familje, Pastërti e ndriçim në çdo pjesë të lagjes, Largim i azbestit nga ndërtesat, Shtim i brezave gjelbërues përgjatë rrugëve kryesore dhe ndërtesave, Trajtim i oborrit të Termokiss dhe shkollave të lagjes, Shtim i shtigjeve të reja për çiklistë, Heqje e rrethojave fizike përreth ndërtesave, Lirim i hapësirave të uzurpuara publike, Trajtim i fasadës së objekteve të banimit, Funksionalizim i nënkalimit mes Dardanisë dhe Lakrishtes, Zgjidhja e problemit të hapësirave të patrajtuara rreth hekurudhës.”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?