Tensionet mes Iranit dhe Izraelit: Të parët thonë se “lufta veç ka nisur”

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka thënë se lufta me Izraelin tashmë ka filluar, në kohën kur tensionet mes dy shteteve janë mjaft të larta. Saeed Khatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit, e bëri këtë deklaratë për gazetën “Maariv” para se ta fajësonte tërësisht Izraelin për krizën në Lindjen e […]
Saeed Khatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit, e bëri këtë deklaratë për gazetën “Maariv” para se ta fajësonte tërësisht Izraelin për krizën në Lindjen e Mesme.
“Izraeli ka vrarë shkencëtarë bërthamorë dhe e ka lënduar popullin iranian. Irani fajësohet për terrorizëm, por nuk ka terrorist të mirë apo të keq. E tërë kriza në rajon është faji i Izraelit”, tha zëdhënësi iranian.
Pasi pretendoi s e lufta mes Izraelit e Iranit tashmë ka nisur, zëdhënësi shtoi se Izraeli ka bërë gjithçka në përpjekje për t’i prishur bisedimet bërthamore me OKB-në në Vjenë dhe se është munduar të fusë pykë mes Republikës Islamike e fuqive botërore, shkruan Daily Mail, përcjell Ekspresi.
Komenti i tij erdhi vetëm disa ditë pasi kryeministri izraelit, Naftali Bennett, i bëri thirrje për përkrahje komunitetit ndërkombëtar për t’i bërë ballë Iranit rreth programit bërthamor.
Gjatë fjalimit të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Bennett tha se Irani i ka shkelur të gjitha vijat e kuqe, por se Izraeli nuk do ta lejojë Teheranin që të prodhojë armë bërthamore.












