Të dhëna shokuese: 13 vjeçarja u dhunua për një javë rresht nga 31 vjeçari në Pejë

Të dhëna shokuese: 13 vjeçarja u dhunua për një javë rresht nga 31 vjeçari në Pejë

Një 13-vjeçare nga fshati Junosh i Gjakovës, është dhunuar për shtatë ditë me radhë, nga 31-vjeçari Egzon Krasniqi nga fshati Treboviq i Pejës. E mitura ishte shpallur e zhdukur, pasi familja nuk dinte gjë për fatin e saj. Pas një jave kërkime, ajo dhe i dyshuari u gjetën. Express sjell detajen ga ngjarja tronditëse Pasditen […]

E mitura ishte shpallur e zhdukur, pasi familja nuk dinte gjë për fatin e saj.

Pas një jave kërkime, ajo dhe i dyshuari u gjetën. Express sjell detajen ga ngjarja tronditëse

Pasditen e së enjtes, Egzon Krasniqi e kishte pritur të miturën në dalje të fshatit të saj, ku e kishte marrë me veturën e tipit “Ford Fiesta”.

Të dy kishin shkuar më pas në shtëpinë e Egzonit, por ky nuk do të ishte vendi ku ata do të qëndronin edhe gjatë ditëve tjera.

Gazeta mëson se për t’u fshehur nga familjarët, Egzoni e kishte çuar 13-vjeçaren në lokacione të ndryshme. Kishin shkuar në shtëpinë e dhëndrit të tij e në një motel në Pejë, derisa gjatë gjithë kësaj kohe, 31-vjeçari e kishte detyruar vajzën 18 vjet më të re të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Për t’i humbur të gjitha gjurmët, ata u kthyen përsëri në shtëpinë e Egzonit.

Pas një jave kërkim nga familja, e mitura dhe 31-vjeçari u gjetën në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas burimeve brenda Policisë së Gjakovës, 13-vjeçarja të enjten do t’i nënshtrohej një ekzaminimi shëndetësor.

I njëjti burim ka deklaruar se është bërë rikualifikimi i veprës nga “Person i zhdukur” në “Dhunim”.

“Pas itnervistimit të palëve, vepra penale nga “Person i zhdukur” është rikualifikuar në “Dhunim”. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë, nën mbikëqyrje dhe bashkëpunim të afërt me prokurorin kompetent”, kanë deklaruar nga policia.

Ndërkaq Gjykata Themelore e Gjakovës sot ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Krasniqit, të cilit i ngarkohet vepra penale “Dhunimi”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?