Tahiri vazhdon fushatën derë më derë bashkë me deputeten Rrezarta Krasniqi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri sot ka vazhduar fushatën derë më derë në fshatin Slllatinë i shoqëruar nga deputetja Rrezarta Krasniqi e asambleisti Ismet Hajrizi. “Në Sllatinë kemi përfunduar rrugën kryesore, rrjetin e ujësjellësit, kemi hequr mbeturinat ndërsa janë kontraktuar tashmë kanalizimi e ndriçimi publik” ka thënë Tahiri. Postimi i […]
“Në Sllatinë kemi përfunduar rrugën kryesore, rrjetin e ujësjellësit, kemi hequr mbeturinat ndërsa janë kontraktuar tashmë kanalizimi e ndriçimi publik” ka thënë Tahiri.
Postimi i plotë:
Sot kemi vazhuar fushatën derë më derë në Fsh. Sllatinë. Bashkë me deputeten Rrezarta I. Krasniqi e asambleistin Ismet Hajrizi.
Në Sllatinë kemi përfunduar rrugën kryesore, rrjetin e ujësjellësit, kemi hequr mbeturinat ndërsa janë kontraktuar tashmë kanalizimi e ndriçimi publik. Në vitin tjetër përfundojmë tortuarin dhe 100% të rrugëve lokale sepse Sllatina e meriton.













