Sulmuesi me shpatë ‘katana’ e veshje ‘ninxha’ plagos dy trupa speciale në SHBA

Sulmuesi me shpatë ‘katana’ e veshje ‘ninxha’ plagos dy trupa speciale në SHBA

Një burrë me kostum të plotë “ninxha”dhe shpatë samurai ka kryer një sulm të pashpjeguar mesnatën e 18 shtatorit, ndaj trupave speciale amerikane në një bazë ajrore në veri të Los Angeles. Sulmuesi plagosi një ushtarak me shpatën e tij stil “katana”, dhe qëlloi me një gur të madh një tjetër ushtarak, para se të […]

Sulmuesi plagosi një ushtarak me shpatën e tij stil “katana”, dhe qëlloi me një gur të madh një tjetër ushtarak, para se të largohej. Por më vonë burri u arrestua.

Sulmuesi i identifikuar tashmë si 35 vjeçari Gino Rivera, ishte shfaqur në ora 01.00 të mëngjesit në bazën ajrore Inyokern më shkretëtirën e Mojave, në Kaliforni, me veshje ninxha dhe me një shpatë të gjatë në dorë.

Zyra vendase e sherifit tha se kishin shkuar në vend ndodhje të thirrur për sulm me një armë vrasëse.

Kur oficerët erdhën në vendngjarje, Rivera kishte refuzuar të zbatonte komandat e tyre por “valëviste shpatën e tij kërcënueshëm në ajër”.

Autoritetet thanë se kishin përdorur ndaj tij  armë jo-fatale por nuk kishin pasur efekt.

“I dyshuari më pas u largua duke bërë të niste ndjekja e tij. Por pas goditjes me pistoletë elektrike i dyshuari lëshoi shpatën duke lejuar që oficerët ta arrestonin”.

Incidenti pazakontë u përmend në  buletinin zyrtar të Pentagonit.

Në raportimin pë rngjarjen thuhej se “një rreshter i ushtrisë që po tymoste jashtë një hangari të bazës, kishte parë të afrohej personi me veshje ninxha dhe shpatë katana në dorë.”

Personi i veshur si ninxha raportohej se i kishte thënë: “A më njeh kush jam?”

Ushtaraku u përgjigj negativisht dhe në këtë moment personi e kishte sulmuar duke e goditur me shpatë në këmbë e gju. Rreshteri kishte nisur menjëherë të vraponte për t’i shpëtuar dhe hyri në një ndërtesë me zyra të aeroportit.

Bashkë me një kapiten ata mbyllën të gjitha dyert dhe telefonuan autoritetet policore.

Por sulmuesi “ninxha” u rikthye disa minuta më vonë duke lëshuar një copë të madhe asfalti mes një dritareje të ndërteses, që preku kapitenin në kokë.

Për fat prej kohës së sulmit dy të plagosurit janë rikthyer në detyrë.

Rivera përballet tashmë me akuza tentativë vrasjeje, sulm me armë fatale, vandalizëm dhe rezistencë ndaj arrestit.

Motivet e akteve të tij mbeten ende një mister.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?