Singapori me robotë patrollues shkakton frikë të madhe

Singapori i ka vënë në qarkullim robotët patrollues që japin vërejtje e dënime për njerëzit që përfshihen në “sjellje të padëshirueshme shoqërore”, duke i shtuar edhe një mjet tjetër arsenalit të pasur të teknologjisë mbikëqyrëse në shtet-qytetin e famshëm botëror. Prej numrit tepër të madh të kamerave CCTV e deri teknologjia për njohjen e fytyrës, […]
Prej numrit tepër të madh të kamerave CCTV e deri teknologjia për njohjen e fytyrës, Singapori ka parë eksplodimin në mjetet për gjurmimin e banorëve të saj.
Në një testim tre javor gjatë shtatorit, u vendosën dy robotë që patrolluan si policë nëpër qendra strehime dhe në supermarkete, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Zyrtarët që moti kanë shtyrë përpara vizionin për një “komb të mençur” me orientim kah teknologjia, por aktivistët thanë që privatësia po sakrifikohet dhe populli ka pak kontroll mbi atë se çka po ndodh.
Singapori vazhdimisht po kritikohet për shtypjen e të drejtave dhe lirive të njeriut përmes kontrolleve të ashpra.
Pajisjet e fundit qeveritare janë robotët me rroga, që i kanë shtatë kamera, dhe që detektojnë “sjelljet e padëshirueshme shoqërore”.
Kjo nënkupton pirjen e cigares në zona të ndaluara, parkimin e papërshtatshëm të biçikletave dhe shkeljen e masave të koronavirusit.
Gjatë një patrollimi të fundit, një prej robotëve me emrin “Xavier” kaloi përmes qendrës së strehimit dhe ndaloi para një grupi qytetarësh të moshuar që po luanin një ndeshje shahu.
“Ju lusim të mbani distancën një-metërshe, ju lusim të jeni vetëm 5 persona për grup,” thoshte roboti.












