Shemsedin Dreshaj: BE-ja dritare e mbyllur për kosovarët

Kështu shkruan deputeti i AAK-se, Shemsedin Dreshaj: Të nderuar qytetarë të Kosovës, “Qeveria e Shpresës” duke ndërtuar iluzione me çështjen e vizave dhe duke zhurmuar tërë kohën mbi to, këto ditë arritën të bëjnë kompromise me shërbime duke i bërë nderë Serbisë për çështjet të brendshme që janë ekskluzivisht e drejtë bazike e sovranitetit të […]
Kështu shkruan deputeti i AAK-se, Shemsedin Dreshaj:
Të nderuar qytetarë të Kosovës, “Qeveria e Shpresës” duke ndërtuar iluzione me çështjen e vizave dhe duke zhurmuar tërë kohën mbi to, këto ditë arritën të bëjnë kompromise me shërbime duke i bërë nderë Serbisë për çështjet të brendshme që janë ekskluzivisht e drejtë bazike e sovranitetit të Kosovës.
Në anën tjetër hipokrizia e Qeverisë prek kulmin kur e dijmë që brenda Kosovës dhe tek qytetarët ka çështje shumë më urgjente dhe vitale që kërkojnë vëmendjen dhe veprimin e institucioneve të shtetit, e kjo është çështja e Validitetit të Pasaportës Vaksinale të qytetarëve tanë të cilët duan të udhëtojnë nëpër shtetet e Evropës.
Pra, qytetarët e Kosovës vaksinohen me vaksinat që përdoren dhe janë të pranuara në BE, ndërsa pasaportat vaksinale nuk kanë validitet dhe nuk pranohen, duke bërë kështu që BE-ja të jetë një dritare e mbyllur për kosovarët.
Kjo tregon qartë për një dështim të kryeministrit Kurti, Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Në cilësinë e deputetit nga GP i AAK-së dhe si profesionist shëndetësor, bëj thirrje që qytetarët nuk e meritojnë këtë ndëshkim, prandaj ky problem të zgjidhet sa më parë nga institucionet shtetërore.
SH.D












