ShBA-ja s’e dëgjon as Papën, ekzekuton të dënuarin që u tha se kishte ngecje mendore

ShBA-ja s’e dëgjon as Papën, ekzekuton të dënuarin që u tha se kishte ngecje mendore

Një burrë nga Missouri i Shteteve të Bashkuara është ekzekutuar, pasi ishte shpallur fajtor për vrasjen e tre personave. Zbatimi i dënimit më të rëndë u krye pavarësisht thirrjeve të avokatëve për pezullim, duke thënë se i dënuari kishte ngecje në zhvillimin mendor. Ernest Johnson mori injeksion vdekjeprurës të martën, pasi Gjykata Supreme e Shteteve […]

Ernest Johnson mori injeksion vdekjeprurës të martën, pasi Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara refuzoi më herët gjatë ditës që ta shqyrtonte pezullimin e dënimit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Lutjet e të dënuarit për zbutje të dënimit kishin marrë përkrahje edhe nga Papa Françesku dhe dy anëtarë të Kongresit.

Johnson ishte shpallur fajtor për vrasjen e tre punëtorëve të një dyqani gjatë një grabitjeje të kryer në vitin 1994.

Avokatët e të dënuarit kanë pretenduar se ai nuk i plotëson kushtet për dënim me vdekje, sepse disa teste të inteligjencës kanë treguar se ai ka kapacitet mendor të një fëmije dhe ende lexon si një nxënës i klasës së tretë.

Johnson ishte lindur me sindromin e alkoolit fetal, pasi nëna e tij kishte pirë shumë alkool gjatë shtatzënisë. Atij gjithashtu i mungonte një e pesta e indit trunor nga viti 2008, pasi i ishte nënshtruar një operacioni për largimin e tumorit në tru.

Një përfaqësues i Papës i shkroi javën e kaluar guvernatorit të Missourit, duke i thënë se Papa “dëshiron ta paraqesë para jush faktin e thjeshtë të humanitetit të Johnsonit dhe shenjtërinë e tërë jetës njerëzore.”

Johnson kishte kërkuar që të ekzekutohej me pushkatim, por kërkesa e tij u refuzua nga Gjykata Supreme e Missourit, prandaj dënimi u zbatua me injeksion vdekjeprurës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?