Senatorët thirrje Bidenit që t’ia dëbojë Rusisë 300 diplomatë: Të barazohemi

Senatorë nga të dyja partitë kryesore në Shtetet e Bashkuara të martën i bënë thirrje Presidentit Joe Biden që t’i dëbojë 300 diplomatë rusë nga ShBA-ja, nëse Moska nuk lëshon më shumë viza për përfaqësuesit amerikanë në Rusi. Sugjerimi i komisionit për marrëdhënie të jashtme dhe komisionit për inteligjencë në Senat do të shënonte eskalim […]

Sugjerimi i komisionit për marrëdhënie të jashtme dhe komisionit për inteligjencë në Senat do të shënonte eskalim të mprehtë në mosmarrëveshjen e vazhdueshme rreth stafit të ambasadave në kohën e tensioneve mes Uashingtonit e Moskës, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Rusia në gusht ia ndaloi ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Moskë që të angazhojë apo kontraktojë staf rus ose të një vendi të tretë, përpos rojave, duke e detyruar ambasadën që të largojë 182 punëtorë dhe dhjetëra kontraktorë, tha Departamenti i Shtetit.

Senatorët thanë se kjo nënkupton që në Rusi janë vetëm rreth 100 diplomatë amerikanë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara janë 400 diplomatë rusë.

“Kjo shpërputhje në përfaqësimin diplomatik është e papranueshme. Prandaj, Rusia duhet të lëshojë viza të mjaftueshme për t’u arritur barazia mes numrit të diplomatëve amerikanë që shërbejnë në Rusi dhe numrit të diplomatëve rusë që shërbejnë në ShBA”, thuhet në letrën e senatorëve amerikanë dërguar Presidentit Biden.

Nëse Moska nuk bën një gjë të tillë, senatorët thanë se presidenti amerikan duhet ta nisë dëbimin e 300 diplomatëve rusë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?