Samiti në Slloveni: Kurti ‘gabon’ sallën, hyn në takim me socialistët evropianë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si lider i Lëvizjes Vetëvendosje mori pjesë në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë në Bërdo, për të diskutuar angazhimin strategjik të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, në prag të samitit që po mbahet në Slloveni. Kurti mori pjesë në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë […]
Kurti mori pjesë në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë edhe pse, politikat që po ndjek në Kosovë janë interpretuar si politika nacionaliste e të djathta.
Aty u panë edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ish-kryeministri grek, Aleksis Tsipras, si edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Kujtojmë se shtetit spanjoll është raportuar në media se i është garantuar pjesëmarrja e Kosovës pa simbole shtetërore, pasi që Spanja ende nuk e njeh Kosovën si shtet.












