Raporti i pandemisë: 7 raste të reja, një i vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të pandemisë Covid-19. Një qytetar ka vdekur pas infektimit me koronavirus. Vetëm shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitivë për njëzet e katër orë, përcjell Periskopi. Raporti i plotë: 04 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në […]
Një qytetar ka vdekur pas infektimit me koronavirus.
Vetëm shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitivë për njëzet e katër orë, përcjell Periskopi.
Raporti i plotë:
04 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 567.280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.515 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 199 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.194. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 2.044












