Qeveria “pushton” edhe KEK’un, anëtari i VV’së pritet të emërohet Kryeshef Ekzekutiv

Qeveria “pushton” edhe KEK’un, anëtari i VV’së pritet të emërohet Kryeshef Ekzekutiv

Udhëheqja e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës si duket është caku i radhës i kapjes nga qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje. Atje pritet që Nagip Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe drejtues i Komitetit për Energji në këtë subjekt politik të emërohet Kryeshef Ekzekutiv, por ai nuk është i vetmi nga VV që merr pozitë të rëndësishme […]

Sipas burimeve të Gazetës Metro, intervistimi i kandidatëve për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës është bërë të premtën ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet që të merret vendimi për emërimin e Kryeshefit e që sipas burimeve të njëjta, pritet të jetë Nagip Krasniqi.

Nagip Krasniqi është njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe udhëheq brenda këtij subjekti politik, sektorin e Komitetit për Energji dhe shpesh është parë i shoqëruar nëpër takime e nëpër aktivitete të ndryshme ku është folur për energjinë.

Emri i Nagip Krasniqit është përmendur shumë vite më parë si njëri nga personat që ishte cak i hetimit nga Njësia e Krimeve Ekonomike, gjithashtu duke qenë pjesë e KEK’ut.

Në anën tjetër, burimet e njëjta kanë thënë për Metro se përveç kësaj, Lëvizja Vetëvendosje ka “deleguar” si Ushtrues Detyre në Zyrën Ligjore të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës ish-asamblistin e vet në Prishtinë dhe ish-këshilltarin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Milot Podvoricën.

Nga ky burim i kanë thënë Metros se kjo përben nepotizëm të shkallës së lartë pasi babai i Milotit, Rexhep Podvorica i cili tashmë është pjesë e KEDS’sit dhe i emëruar në Bordin e Ibër Lepencit ka qenë më herët pjesë e KEK’ut e gjithashtu në KEK ka punuar edhe e ëma e Milot Podvoricës që tani ka kaluar në KOSTT.

Podvorica, kishte qenë pjesë e zyrës ligjore të KEK’ut, ndërsa e kishte lënë këtë pozitë me t’u emëruar këshilltar politik i Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia në qeverinë Kurti 1, por me të rënë qeveria Kurti 1, Podvorica ishte kthyer në pozitën e tij në KEK, për t’u avancuar më tej si Ushtrues Detyre.

Qeveria Kurti që prej ardhjes në pushtet gjatë dy qeverisjeve ka treguar se di të bëjë punësime partiake, madje në pozitat më të larta nëpër Ndërmarrje Publike, ndonëse këtë e bën në emër të “çkapjes”, ndërsa “kapjen” e bordeve nga njerëzit e vet e arsyeton me “profesionalizmin” e të emëruarve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?