Qëndron Kastrati: I kemi shpenzu veç 23 euro në dreka zyrtare për një vit

Qëndron Kastrati i PSD-së ka qenë i ftuar në Pressing të Televizionit 7. Ai ka deklaruar se është i befasuar me kundër-kandidatët e tij që “duken se po duan të dorëzojnë garën, pa e filluar”. “Kjo nuk është mënyra qysh mundesh me fitu në zgjedhje lokale.” – u shpreh z. Kastrati, përcjell Periskopi Më tej, […]
Ai ka deklaruar se është i befasuar me kundër-kandidatët e tij që “duken se po duan të dorëzojnë garën, pa e filluar”.
“Kjo nuk është mënyra qysh mundesh me fitu në zgjedhje lokale.” – u shpreh z. Kastrati, përcjell Periskopi
Më tej, ai u deklarua se i duhet edhe një mandat për të dëshmuar punën e tij pasi një pjesë të madhe të kohës i kishin marrë vërshimet, reforma në arsim etj.
“Kërkush në Kamenicë sot nuk beson që ka korrupsion. Në 2018-n, unë i kam shpenzu veç 23 euro në dreka zyrtare,” – deklaroi më tej ai.












