Protestë kundër Dodikut në Banja Llukë, kryebashkiaku: Kjo është një kryengritje

Më shumë se 3,000 njerëz u mblodhën në Banja Llukë të shtunën për të protestuar kundër qeverisë së Republika Srpskas, e cila akuzohet për korrupsion, krim dhe nepotizëm, raporton mediumi kroat, Index.hr, transmeton Gazeta Express. Arsyeja ishte presioni ndaj televizionit BN nga Bijeljina, të cilin anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik […]

Arsyeja ishte presioni ndaj televizionit BN nga Bijeljina, të cilin anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik e akuzon si “tradhtar”.

“Mile (Dodik), ik! Mile, hajdut!” bërtitën protestuesit që u mblodhën në sheshin qendror të qytetit me ftesë të partive më të mëdha opozitare.

Presidenti i Partisë Demokratike të Progresit, Branislav Borenoviq tha se opozita “do tëa dëbojë regjimin jopopullor” vitin e ardhshëm dhe do t’i dërgojë disa prej pushtetearëve në burg.

“Ne duam ta mposhtim të keqen, regjimin dhe tiraninë dhe të tregojmë se ky mund të jetë një vend i lirë dhe normal. Asnjëherë nuk duhet t’u shkojë në mendje të mbysin njerëzit e tyre, lirinë e mediave, dhe kjo është arsyeja pse ne do t’i mposhtim dhe përmbysim ata”, tha Borenoviq.

Kryebashkiaku i Banja Llukës, Drashko Stanivukoviq njoftoi se opozita po fillon një luftë të pamëshirshme kundër shtypjes së Dodikut, duke e quajtur protestën fillimin e një “kryengritjeje kundër shtetit privat”, e cila do të vazhdojë.

Ai premtoi se në Banja Llukë, nuk do të ndodhte kurrë më që policia t’i shpërndante protestuesit me shkopinj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?