Politikanja që i tha JO Serbisë më 1989: Albini mjeran me Serbinë, azgan me Amerikën

Politikanja e njohur e Kosovës që kishte votuar kundër Suprimimit të Autonomisë së Kosovës më 1989, Melihate Tërmkolli, ka bërë një status në profilin e saj në Facebook ku e godet kryeministin aktual të Kosovës, Albin Kurtin. Tërmkolli ka folur edhe për refuzimin e projektit amerikan të gazit por edhe për marrëveshjen e djeshme me […]
Tërmkolli ka folur edhe për refuzimin e projektit amerikan të gazit por edhe për marrëveshjen e djeshme me Serbinë në Bruksel – dy vepra për të cilat do të mbahet mend Qeveria Kurti.
“Albini nuk shkëputet dot nga mendësia politike lindore,” – ka deklaruar znj. Tërmkolli, përcjell Periskopi.
“Bashkëpunues mjeran me Serbinë, në dëm të Kosovës [Marrëveshja e djeshme në Bruksel]. Azgan me Amerikën, në dëm të Kosovës [refuzimi i gazsjellësit amerikan].” – vazhdon më tej ajo.
Tërmkolli ka kritikuar edhe partitë opozitare për mungesën e aktiviteteve derisa ka pyetur “Kah po shkojmë kështu?”
Statusi i plotë:
Albini nuk shkëputet dot nga mendësia politike Lindore.
Bashkëpunues mjeran me Serbinë, në dëm të Kosovës (Marrëveshja e djeshme në Bruksel!)
Azgan me Amerikën, në dëm të Kosovës (refuzimi i gazsjellësit amerikan!)
Opozita, mungon!
Vendi po zbrazet!
Kah po shkojmë kështu?!
#MT












