Pjesëtarët e KFOR’it duke shkëmbyer disa llafe me Policinë e Kosovës

Kanë mbetur edhe pak minuta nga koha kur pritet të fillojë zhbllokimi i rrugëve që dërgojnë për te pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak. Atje tashmë është vendosur KFOR’i. Në një video të publikuar në media, shihen pjesëtarë të KFOR’it duke biseduar me policë të Njësisë Speciale të Kosovës. Ndryshe, sot pritet të marrë fund bllokimi […]
Kanë mbetur edhe pak minuta nga koha kur pritet të fillojë zhbllokimi i rrugëve që dërgojnë për te pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak.
Atje tashmë është vendosur KFOR’i. Në një video të publikuar në media, shihen pjesëtarë të KFOR’it duke biseduar me policë të Njësisë Speciale të Kosovës.
Ndryshe, sot pritet të marrë fund bllokimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë. Largimi i barrikadave dhe Njësisë Speciale pritet të fillojë në ora 08:00 dhe të përfundojë jo më larg se në orën 16:00.
Këto dy pika kufitare po qëndrojnë të bllokuara prej 20 shtatorit. Atë ditë, Qeveria e Kosovës mori vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.












