PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti, Tahiri: Refuzimi i projektit për gazin është gabim strategjik

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti, Tahiri: Refuzimi i projektit për gazin është gabim strategjik

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri është deklaruar për media pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Tahiri tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë pjesë e këtij takimi dhe për këtë thotë se fajtore është rezultati i fundit zgjedhor. “Sot ishte e paraparë të kemi një mbledhje të Kryesisë […]

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri është deklaruar për media pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Tahiri tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë pjesë e këtij takimi dhe për këtë thotë se fajtore është rezultati i fundit zgjedhor.

“Sot ishte e paraparë të kemi një mbledhje të Kryesisë dhe brenda kësaj jave ta thërrasim seancën e radhës, por siç duket pas rezultatit të fundit zgjedhor, mazhoranca nuk ka fort vullnet të jetë në Kuvend dhe ta shtyjë këtë agjendë parlamentare përpara, ne megjithatë iu bëjmë thirrje që të jenë në Kuvend sepse e kanë obligim ligjor dhe kushtetues, edhe kryetari së bashku me nënkryetar, betejat parlamentare janë të rëndësishme dhe mendoj që i ndihmojnë edhe më tutje zhvillimit të demokracisë në Kosovë.”, tha Tahiri.

Ai më tutje ka thënë se emërimi i dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese është me rëndësi të veçantë që ky institucion të mos përballet me mungesë të kuorumit, por gjithashtu ka përmendur edhe Organin Shqyrtues të Prokurimit që tani veçse përballet me mungesë të kuorumit ku janë bllokuar shumë projekte.

“Në seancën e radhës një prej çështjeve më të rëndësishme janë dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, ju e dini që tash e një kohë, Gjykata Kushtetuese nuk po përballet me mungesë të kourumit, por në mungesë të një gjyqtari do të ketë mungesë të kuorumit. Prandaj, Kuvendi është i obliguar të mblidhet sa më shpejtë, i kemi propozimet para vetës dhe t’i dërgojmë dy gjyqtarë në Kushtetuese. Ju e dini që tash e një kohë të gjatë edhe prolonguar kjo çështje, ne i kemi kërkuar edhe forcave të tjera politike të ulemi e të gjejmë një zgjidhje që Gjykata Kushtetuese të mos përballet me mos-kuorum. Besoj që ditëve në vazhdim do të kemi mundësi që mazhoranca e drejtuar nga LVV të vijë në Kuvend dhe të procedojmë me pika të rëndësishme. Jo vetëm kjo, ka edhe pika të rëndësishme. Ju e dini që tash e një kohë të gjatë Kosova përballet me mungesë të kuorumit në OSHP, kjo gjithashtu është përgjegjësi e mazhorancës dhe ka shumë projekte të bllokuara dhe këto përgjigje duhet t’i japë mazhoranca e LVV-së.”, tha Tahiri.

Tahiri ka njofutar gjithashtu se janë duke përgatitur kallxim penal për qeverinë e Kosovës, përkatësisht MASH-in pasi sipas tij kanë informacione për fillimin e implementimit të një marrëveshje ndërkombëtare me Austrinë, e cila nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës e për të cilën thotë se besojnë që është e dëmshme.

“Ju e dini që PDK në projekte të rëndësishme për shtetin ka qenë kontruktive, në marrëveshje ndërkombëtare kemi qenë konstruktiv dhe ne nuk i bëhemi opozitë projekteve që lidhen me interesat e qytetarëve të Kosovës dhe tonat si shtet, mirëpo aty ku jemi të bindur që ka projekte që nuk duhet të kalojnë, si ajo që është nënshkruar me Austrinë, një marrëveshje që ka të bëjë me arsimin dhe e kemi theksuar edhe më herët që kjo është marrëveshje shumë e dëmshme dhe ende pa u ratifikuar, kemi informata që kjo marrëveshje ka filluar të implementohet nga ministria e Arsimit, kjo është vepër penale, ky është dëm i madh që iu është bërë vendit dhe PDK ditët në vijim është duke përgatitur një kallxim penal për këtë marrëveshje. Si ka mundësi që një marrëveshje e tillë e paratifikuar të fillojë t’i shfrytëzojë ato mjete, informatat thonë se ka filluar të implementohet, nëse është e kundërta e kësaj, i kërkojmë ministres që të dëshmojë në Kuvend. Marrëveshja tash e disa herë ka qenë në Kuvend, nuk e kemi votuar sepse kemi kërkuar sqarime shtesë dhe nuk i kemi marrë. Është marrëveshje e qeverisë së Kosovës me Austrinë, është një projekt ERAS+ që e ndihmon qeverinë e Kosovës në çështjet e arsimit por nuk ka qenë e dobishme për vendin tonë. Pra, ato mjete që do të duheshin të ratifikoheshin në Kuvend dhe pastaj të fillojë implementimi, ka ndodhur e kundërta.”, tha Tahiri.

Shefi i deputetëve të PDK-së gjithashtu ka folur edhe për debatin për gazsjellësin amerikan, projekt ky të cilin e refuzoi qeveria e Kosovës duke thënë se është bërë gabim strategjik që do t’i dëmtojë gjeneratat e ardhshme në Kosovë.

Ai beson se qeveria e Kosovës duhet ta rishikojë vendimin për refuzimin e gazsjellësit amerikan.

“Sa i përket këtij debati është i mirëseardhur, qeveria e Kosovës ka bërë një gabim strategjik, një projekt i paraparë të financohet nga SHBA-të dhe mendojmë që një gabim i tillë strategjik që do t’i kushtojë gjeneratave të ardhshme, duhet të sanohet sa më parë, Kosova është i vetmi vend që nuk është i përfshirë nga rrjedha të tilla të gazit dhe ne nuk pranojmë të vijë nga vendet jo-mike të Koosvës siç është Rusia. Mirëpo ne në asnjë mënyrë nuk lidhemi dhe nuk lejojmë që Kosova të jetë pjesë e këtyre rrjeteve. Mendoj që është e papranueshme dhe ne si deputetë të opozitës do t’i parandalojmë dëmet e mëtutjeshme. Qytetarët e Kosovës i dhanë vërejtje të madhe mazhorancës në zgjedhje dhe ne si opozitë më shumë po tentojmë t’iu ndihmojmë sesa që t’iu bëjmë opozitë.  Ju e keni parë të gjitha projektligjet që i kemi lënë të gatshme, ne nuk e kemi bërë sjelljet e tyre të mëparshme. Ne nuk besojmë që gjithçka duhet të fillojë e të mbarojë me një qeveri. Këto janë procese që fillojnë me një qeveri e vazhdojnë me tjetrën. Në Kosovë asgjë nuk fillon e nuk mbaron me qeverinë Kurti. Mendojmë që duhet me e rishiku këtë vendim sepse ajo që kemi dëgjuar në Kuvend nga kryeministri Kurti ka qenë mjerim, të vijë në atë pikë ku të thotë se disa gypa nuk e prishin e as nuk e ndreqin raportin me SHBA-të. Ata gypa janë të rëndësishëm edhe për sigurinë edhe për mirëqenien tonë.”, tha Tahiri.

Përndryshe, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës përveç mazhorancës, ka munduar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?