Pak protestues serbë po qëndrojnë në tendat e vendosura në Jarinjë, aty edhe Simiqi

Në tendat që janë të vendosura në Jarinjë akoma janë duke qëndruar proestues serbë të cilët janë aty për të 13-ën ditë. Numri i personave që janë duke qëndruar aty është në numër i vogël. Nga sot në ora 08:00 e mëngjesit ka hyrë në fuqi marrëveshja për targat e cila ishte arritur në Bruksel […]
Në tendat që janë të vendosura në Jarinjë akoma janë duke qëndruar proestues serbë të cilët janë aty për të 13-ën ditë.
Numri i personave që janë duke qëndruar aty është në numër i vogël.
Nga sot në ora 08:00 e mëngjesit ka hyrë në fuqi marrëveshja për targat e cila ishte arritur në Bruksel më 30 shtator. Sipas të cilës nga Bërnjaku dhe Jarinja duhet të largohen protestuesit serbë dhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka shkuar për t’i vizituar protestuesit serbë të cilët janë në Bërnjak. Simiq edhe ditëve të tjera ka qenë për t’i vizituar protestuesit.












