Nga sot fillon mbulimi i targave të Kosovës dhe Serbisë me stikera

Pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjakë, të cilat lidhin Kosovën me Serbinë, që nga e shtuna janë liruar për qarkullim, pas largimit të barrikadave të vendosura nga serbët lokalë dhe largimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Këto dy pika kufitare ishin bllokuar me kamionë me zhavorr nga serbët lokalë, në shenjë proteste për reciprocitetin […]

Këto dy pika kufitare ishin bllokuar me kamionë me zhavorr nga serbët lokalë, në shenjë proteste për reciprocitetin për targat e Serbisë të vendosur nga Qeveria e Kosovës më 20 shtator 2021.

Pas më shumë se 13 ditë bllokade këto dy pika kufitare u liruan, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Të shtunën filloi edhe zbatimi i pikës së parë të kësaj marrëveshje, e parasheh largimin e protestuesve serbë, si dhe zëvendësimin e njësive speciale me trupat e KFOR-it në pikat kufitare në veri.

Ndërsa pika e dytë, do të nisë së zbatuari nga sot (4 tetor 2021), ku nga sot do të fillojë zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës.

Pika e tretë parasheh që më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, ky grup pune, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?