Ndërron historia: Rrjedhja më e madhe e dokumenteve ‘offshore’ ekspozon 300 liderë botërorë e mbi 100 miliarderë

Miliona dokumente kanë zbuluar marrëveshje të dyshimta dhe asaete të më shumë se 100 miliarderëve, 300 liderëve botërorë dhe 300 zyrtarëve publikë. Marrëveshjet sekrete dhe asetet e fshehta të disa prej njerëzve më të fuqishëm dhe më të pasur të botës janë zbuluar në rrjedhjen më të madhe të të dhënave ‘offshore’ në histori. Të […]
Marrëveshjet sekrete dhe asetet e fshehta të disa prej njerëzve më të fuqishëm dhe më të pasur të botës janë zbuluar në rrjedhjen më të madhe të të dhënave ‘offshore’ në histori.
Të etiketuara si “Pandora Papers” ato përmbajnë 11.9 milionë dosje nga kompani të marra nga klientë të pasur për ët krijuar struktura ‘offshore’ në parajsat e taksave si Panama, Dubai, Monaco, Zvicër dhe Ishujt Kajmanë, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Ato ekspozojnë dallaveret e 35 liderëve botërorë, përfshirë presidentë dhe ish presidentë, kryeministra dhe liderë tjerë.
Pandora Papers zbulon punët e errëta të botës së errët financiare, duke ofruar një mundësi të rrallë në operacionet e fshehta të ekonomisë globale ‘offshore’ që lejon disa prej njerëzve më të pasur në botë të fshehin asetet e tyre duke paguar pak ose aspak taksa.
Aty përfshihen emra të mëdhenj si presidenti i Azerbaixhanit, presidenti i Ukrainës, Tony Blair, financimet në Partinë Konservatore, kryeministri i Çekisë, presidenti i Kenias etj. /Periskopi












