Mitrovicë: I dyti e kapërcen dhe e lë larg të parin – mund të fitojë pa balotazh

Hulumtuesi Tomor Qela prezantuar disa nga të gjeturat nga matja e opinionit publik për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ai në Klan Kosova ka thënë se Mitrovica shkon në balotazh. “Njëri kandidat gjatë fushatës ka kaluar kandidatin parë dhe ka marrë një avantazh të dukshëm në garën. Ka ndërru i parë me të dytin dhe […]
Ai në Klan Kosova ka thënë se Mitrovica shkon në balotazh.
“Njëri kandidat gjatë fushatës ka kaluar kandidatin parë dhe ka marrë një avantazh të dukshëm në garën. Ka ndërru i parë me të dytin dhe diferenca është koxha të ndjesheme”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se mund të mos ketë fare balotazh.
Në sondazh nuk thuhej se cili ishte i pari dhe i dyti, por mund të aludohet se i pari ishte kryetari Agim Bahtri ndërsa i dyti Bedri Hamza e që sipas tij i kanë ndërruar vendet që do të thotë se Hamza po prin në Mitrovicë./Periskopi/














