MCC tregon se si qëndron e vërteta për tubacionin e gazit

MCC tregon se si qëndron e vërteta për tubacionin e gazit

Debati për gazsjellësin mbizotëroi javëve të fundit skenën politike në vend. Qeveria e Kosovës tha se kishte nevojë më shumë informata për këtë projekt që thotë se ka të bëjë me ndërtimin e infrastrukturës së gazsjellësit, ndërsa opozita kundërshtoi duke thënë se Kosova refuzoi projektin e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit për investime në futjen e […]

Në seancën e së hënës të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Kurti, duke folur rreth ndërtimit të infrastrukturës në Kosovë për tubacionin e gazit tha se për vendime të tilla që definojnë sektorin e energjisë për gjeneratat e ardhshme duhet kujdes dhe analizë të gjithave rrethanave. Sipas tij, janë mbajtur rreth 10 takime dhe punëtori me MCC-në amerikane për të parë modalitetet për implementimin e të njëjtit.

Nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit thanë se në bazë të funksionimit të tyre vendit partner të projekteve, në këtë rast Kosovës, i takon pronësia e udhëheqjes dhe përzgjedhjes zhvillimin dhe zbatimit të projekteve.

Zëvendësdrejtori për Komunikimi i Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit, (Millennium Challenge Corporation), me seli në Uashington, Marc Rockwell – Pata tha se MCC mezi po pret të vazhdojë partneritetin me Qeverinë e Kosovës për të punuar në uljen e varfërisë dhe nxitur rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike.

“Në gurthemel të modelit të MCC është pronësia e vendit, që do të thotë se vendet partnere udhëheqin në përzgjedhjen, zhvillimin dhe zbatimin e e projekteve të granteve. Përsosja e fushëveprimit të investimeve potenciale kompakte është një hap pozitiv drejt finalizimit dhe nënshkrimit të Marrëveshjes MCC-Kosovë. MCC mezi pret të vazhdojë partneritetin me Qeverinë e Kosovës ndërsa punojmë për të zvogëluar varfërinë dhe nxitur rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike”, tha ai.

Partitë opozitare kanë kritikuar kryeministrin Kurti se duke refuzuar këtë projekt po lëkundin bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?